Pamje: Kundërpërgjigjet shpejt Juventus, barazon rezultatin në "Estadio da Luiz"
Juventus shumë shpejt ka rikthyer rezultatin në baraspeshë në Lisbonë.
Pasi Silva kaloi në minutën e 17-të në epërsi vendësit, nuk vonoi shumë edhe kundërpërgjigja e juventinëve.
Ajo erdhi pas pesë minutash me sulmuesin Vlahovic, i cili devijoi topin në rrjetë pas një harkimi nga Kostic, për të çuar shifrat në 1:1.