Pamje: Këshillat e Mourinhos për Dele Alli bëhen virale
Trajneri i Romës, Jose Mourinho, është bërë viral në Angli pas publikimit të një video gjatë kohës së tij në Tottenham Hotspur, ku e këshillon Dele Allin për karrierën e tij.
Këto video janë pjesë e dokumentarit të Tottenhamit që quhet “All or Nothing”, dhe aty trajneri portugez fletë për karrierën e futbollistit e gjithashtu dhe jetën jashtë fushave të futbollit.
“Koha fluturon dhe një ditë mendoj se t’i do të pendohesh nëse nuk arrin atë që duhet të arrish”, është një nga frazat që dëgjohet në videon e publikuar.
"I am 56 now and yesterday I was 20. Time flies. One day I think you will regret it if you don't reach what you can reach."
— J (@MourinhoPics) August 16, 2022
- Jose Mourinho https://t.co/3TL2pZ1yOL pic.twitter.com/PajwbLADEv
Kur e dëgjon videon e kupton se sa e ngjashme është kjo situata me trajtimin që trajneri portugez i bënë qendërsulmuesit të Romës, Tammy Abraham, të cilin e shtynë gjithmonë të arrijë potencialin e tij të plotë.
Përfaqësuesi i Kombëtares së Anglisë tani është rrugës t’i bashkohet gjigantit turk, Besiktas dhe ndoshta ai do të kishte më shumë nevojë për këso biseda nga “Special One”, që të mos binte kaq shumë në karrierë për potencialin që kishte treguar në fillimet e tij.
Dele #Alli to #Besiktas from #Everton on loan with option to buy is at the final stage. #transfers #EFC
— Nicolò Schira (@NicoSchira) August 16, 2022
Këshillat e Mourinhos për Dele Allin

“Të kam thirrur për të folur për potencialin tënd. Të kam parë duke bërë gjëra të jashtëzakonshme dhe ndeshje po ashtu të jashtëzakonshme, por unë kam parë se ke ulje dhe ngritje dhe dallimi mes një futbollisti të momentit dhe një top lojtari është vazhdueshmëria.
Kjo është një gjë që ka të bëjë me ty dhe nuk ke pse të ma thuash mua. Duhet ta mendosh vet dhe ta analizosh, për shembull me kombëtaren angleze arrin majat pastaj fillojnë uljet. Unë nuk e di nga vjen kjo, a vjen për shkak të jetës tënde. Një moment je një futbollist i jashtëzakonshëm, ndonjëherë je djalë i ndejave, pra nuk e di dhe nuk ia kam idenë pse ndodhë kjo.
Një gjë që mund ta tregojë është se tani unë kam 56 vjet dhe dje, pra në të kaluarën kisha 20. Koha fluturon dhe nëse nuk e arrin atë që duhet të arrish një ditë, unë mendoj se do të pendohesh.
Unë nuk pres nga ti që të jesh njeriu i ndeshjes në çdo përballje dhe as nuk pres të shënosh në çdo ndeshje, unë vetëm dua të tregojë se do të pendohesh një ditë. Ti duhet të tregosh më shumë nga vetja, jo për mua por për vetën tënde ti duhet të tregosh më shumë vlerën tënde”, kështu e përfundon Mourinho, pastaj në fund për ta falënderuar që e ka dëgjuar.