Pamje: "Ju kam gënjyer" - Ancelotti e 'kall' zhveshtoren pas triumfit kundër Barcelonës - NACIONALE

Pamje: "Ju kam gënjyer" - Ancelotti e 'kall' zhveshtoren pas triumfit kundër Barcelonës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Carlo Ancelotti mbajti një fjalim të ekipit pas ndeshjes që e vuri në flakë dhomën e zhveshjes së Real Madridit pas fitores 4-0 në El Clasico ndaj Barcelonës.

Real Madridi e përmbysi humbjen prej 1:0 nga ndeshja e parë në Bernabeu, falë një het-triku të Karim Benzemas dhe një goli të Vinicius Junior në ndeshjen e kthimit në Camp Nou të mërkurën dhe kaloi në finale të Kupës së Mbretit.

Lojtarët e Realit ishin tejet të ngazëllyer pas ndeshjes natyrisht, dhe Ancelotti ua ngriti humorin edhe më shumë kur iu tregoi atyre se do t’u jepte një ditë të paplanifikuar pushimi.

Ancelotti në dhomën e zhveshjes tha: “Krenar. Krenar që pashë një ndeshje të tillë. Të ulem në stol është diçka për të cilën jam krenar unë dhe të gjithë ju. E dyta, ju kam gënjyer. Nuk ishte kjo finalja. Kjo ishte një gënjeshtër, është gjysmëfinalja, ne duhet të luajmë edhe finalen. Dhe e treta dëgjoni tani, nesër e keni pushim.”

Reali është 12 pikë prapa Barcelonës në Laliga dhe pothuajse të dorëzuar në luftë për titull, por mbetet në garë për më shumë fitore.

Skuadra e Ancelottit do të përballet me Chelsean në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, në përpjekje për ta mbrojtur kurorën kontinentale që e fitoi vitin e kaluar./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme