Pamje: Interi në epërsi ndaj Portos, Lukaku shënon nga afërsia
Më në fund Interi ka shënuar ndaj Portos, me anë të sulmuesit belg, Romelu Lukaku që shënoi nga afërsia pas topit të kthyer nga shtylla vertikale.
Zhvillohej minuta e 86-të, kur Lukaku goditi fillimisht shtyllën dhe nga topi i kthyer nga afërsia ishte i saktë duke shënuar për 1:0.
Kujtojmë se zikaltrit janë duke luajtur me një lojtar më shumë në fushë, pas përjashtimit të Otavios me dy kartonë të verdhë.