Pamje: Interi në epërsi ndaj Milanit, shënon Mkhitaryan
Vetëm pesë minuta i kanë mjaftuar Interit që të kalojë në epërsi ndaj rivalit të qytetit Milanit në Derby della Madonnina.
Ishte një aksion i bukur nga zikaltrit, ku nisi nga këmbët e Thuram që çoi një harkim te Federico Dimarco, i cili në tentim për të goditur asistoi për armenin Henrikh Mkhitaryan, i cili lehtësisht shënoi për 1:0.
Kujtojmë se dy skuadrat nga Milano janë të vetmet që kanë pikë të plota në këtë sezon të Serie A-së, me Interin që nuk ka pësuar fare asnjë gol deri më tani.