Pamje: I mahnitshëm Courtois, pret penalltinë e Davies - NACIONALE

Pamje: I mahnitshëm Courtois, pret penalltinë e Davies

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Thibaut Courtois është më meritori pse Belgjika shpëtoi pa pësuar golin e disavantazhit ndaj Kanadës.

Në minutën e 8-të gjyqtari i ndeshjes akordoi penallti në favor të kombëtares amerikano-veriore. Përgjegjësinë për ta ekzekutuar 11-metërshin e mori Davies.

Mirëpo, Courtois bëri një pritje të mrekullueshme, duke neutralizuar goditjen e Davies, për ta mbajtur kështu portën e paprekur, me rezultatin 0:0.

Kanada deri më tani ka pasur një fillim ndeshje më të mirë, me më shumë presion në lojë dhe raste të krijuara.

Lajme të ngjashme