KATAR 2022 | Pamje: Holanda barazon rezultatin ndaj Argjentinës, Weghorst shënon përsëri
Holanda ka arritur ta barazojë rezultatin në minutën e fundit të shtesës së takimit ndaj Argjentinës dhe sërish shënuesi i njëjtë, Weghorst.
Një skemë e përgatitur mirë nga tulipanët nga ndërprerja, që me një pasim zhagasi gjeti sulmuesin Weghorst, i cili me qetësi e dërgoi topin prapa krahëve të Martinezit.