Pamje: Granit Xhaka shënon gol të bukur për Arsenalin
Mesfushori i Arsenalit me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, ka shënuar sërish për Arsenalin, tani në Premierligë për rezultatin 3:0 ndaj Crystal Palaces.
Zhvillohej minuta e 55-të e ndeshjes, ku pas një kombinimi të bukur me Leandro Trossard, Xhaka doli përballë me portierin dhe shënoi nga një pozitë e vështirë, pothuajse i rrëzuar për rezultatin 3:0.
Reprezentuesi i Zvicrës po kalon në formë të jashtëzakonshme këtë sezon, ndoshta më të mirin në karrierë, si në aspektin personal ashtu edhe me skuadrën, që është afër të shpallet kampion i Premierligës.