Pamje: Gjuajtja e lirë e Leo Messit bëhet virale, duket sikur në lojën FIFA
Një gjuajtje e lirë e Lionel Messit në fitoren e Paris Saint-Germainit kundër Lyonit të dielën në Ligue 1 është bërë virale dhe po krahasohet me lojën e famshme FIFA, për shkak të këndit të kamerës.
Messi e vazhdoi fillimin mbresëlënës të sezonit 2022/23 duke e shënuar golin e vetëm dhe të triumfit të PSG-së kundër Lyonit, pas një bashkëveprimin mahnitës me Neymarin.
Nuk pati gola të tjerë gjatë 85 minutave të mbetur, që nënkupton se PSG-ja vijon të mbetet e pamposhtur pas shtatë ndeshjeve të para të sezonit në ligë.

Derisa goli i Messit ishte shumë i mirë, është një video tjetër nga kjo ndeshje që është bërë virale në rrjetet sociale.
Argjentinasi pati mundësi ta dyfishojë epërsinë nga goditja e dënimit pak para se të përfundonte ndeshja, por gjuajtja e tij u prit nga portieri i Lyonit.
Derisa Messi po përgatitej ta godiste topin nga gjuajtja e lirë, kamerat televizive të Ligue 1 ofruan pamje nga një kënd i rrallë për shikuesit.
Këndi nga i cili u përcoll gjuajtja e lirë e Messit ua kujtoi tifozëve video-lojën e FIFA-s.
This messi freekick looks like its on fifa i swear #Messi𓃵 #psg #neymarjr pic.twitter.com/3TS0fwz8fW
— Flash Back Football (@mindofkev2) September 18, 2022
Messi, i cili i mbushi 35 vjet në qershor, ka treguar formë tejet të mirë në javët e para të sezonit.
Në 11 ndeshje në të gjitha garat këto sezon, shtatë herë fituesi i Topit të Artë i ka shënuar gjashtë gola dhe i ka dhuruar tetë asiste.
Duket se Messi po rikthehet në formën e tij të vjetër, pas një sezoni të vështirë debutues në Parkun e Princave vitin e kaluar.
Ai po e rigjen formën e vjetër mbase në kohën më të mirë për të personalisht, pasi ëndrra e vetme e papërmbushur e tij është Kupa e Botës me Argjentinën, të cilën do të kërkojë ta arrijë gjatë Botërorit Katari 2022, që mbahet në nëntor dhe dhjetor.