KATAR 2022 | Pamje: Franca në epërsi ndaj Polonisë, Giroud shënon gol të bukur - NACIONALE

KATAR 2022 | Pamje: Franca në epërsi ndaj Polonisë, Giroud shënon gol të bukur

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Olivier Giroud ka çuar në epërsi 1:0 Francën në ndeshjen e 1/8 së finales ndaj Polonisë.

Ishte një asistim i Kylian Mbappes për sulmuesin e Milanit, që bëri një rrotullim të bukur për të shënuar gol në minutën e fundit të pjesës së parë.

Ky gol për Giroud është i 52-ti, dhe tani ai është lider i vetëm për shënimin e golave në Kombëtaren e Francës, pasi kaloi Thierry Henryn me 51 gola.

Goli ndaj Polonisë, është i tretë në këtë botëror për veteranin francez, ndërsa i katërti në të gjithë Kupat e Botës që ka luajtur.

Lajme të ngjashme