Pamje: Florent Muslija shënon nga penalltia, barazon rezultatin për Paderborn ndaj Darmstadt - NACIONALE

Pamje: Florent Muslija shënon nga penalltia, barazon rezultatin për Paderborn ndaj Darmstadt

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija, ka vazhduar formën e mirë për skuadrën e tij, Paderborn, ku ka shënuar golin për barazimin e rezultatit 1:1 ndaj Darmstadt.

Zhvillohej minuta e 43-të kur u shkaktua në ndërhyrje e palejueshme në Sirlord Conteh, të cilën gjyqtari e cilësoi penallti dhe një minutë më vonë Muslija u tregua i saktë si rëndom për të barazuar rezultatin 1:1.

Për të parë golin, kliko këtu:

Ky sezon për 24-vjeçarin ka qenë ndër më të mirët në karrierë, duke shënuar gjashtë gola dhe asistuar në tre raste në 25 paraqitje në Bundesliga 2.

Lajme të ngjashme