Pamje: Florent Muslija shënon gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës po vazhdon me paraqitje të mira për skuadrën e tij Paderborn, tani duke shënuar golin e radhës nga gjuajtja e lirë.
Zhvillohej minuta e 19-të kur Muslija mori përgjegjësinë për të goditur nga një distancë shumë e largët, por që e realizoi në mënyrë të mrekullueshme për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi ndaj Sandhausen.
Vetëm pak minuta më pas, Florenti ishte sërish i përfshirë, duke asistuar shumë bukur për Maximilian Rohr, i cili shënoi për 2:0.
Rezultati momental i ndeshjes është 2:1 në të mirë të Paderborn.