Pamje: “Është krahu, shok” – Dalin audiot e para nga VAR në Premierligë
Disa audio nga dhoma VAR të Premierligës janë publikuar për tifozët dhe publikun e gjerë, duke treguar detaje se si gjyqtarët marrin vendimet me ndihmën e dhomës së video asistencës.
Me shefin e PGMOL (shoqatës së gjyqtarëve) Howard Webb që u shfaq në Sky Sports's Monday Night Football, pamjet nga prapaskenat iu shfaqën shikuesve, duke dhënë një shembull se si VAR e udhëzon gjyqtarin të ndryshojë një vendim, apo ta mbajë vendimin në raste të dyshimta.
Në një shembull ishte një gol nga Kai Havertz i Chelseat, i cili ishte anuluar për shkak të lojës me dorë. Në dhomën VAR në Stockley Park mund të dëgjohen duke ndihmësit duke këshilluar gjyqtarin në fushë Anthony Taylor që të mos lejojë golin e Havertzit në Stamford Bridge.
🔊 Never heard before audio from the referee and VAR during Havertz' handball against Liverpool this season pic.twitter.com/0yqFGVSKLu
— Football Daily (@footballdaily) May 15, 2023
“Është krahu, shok”, vjen zëri nga lidhja me VAR-in, me Taylorin që u shfaq menjëherë në ekran, duke shpjeguar vendimin e tij. Pjesë të tjera të pamjeve të shfaqura përfshinin një për të shpjeguar pse flamujt jashtë loje ngrihen kaq vonë, me Webb duke biseduar me Gary Neville, Jamie Carragher dhe mikpritësin Dave Jones gjithashtu.
🗣️ "We want people to understand how good our officials are, and to understand the rationale."
— Football Daily (@footballdaily) May 15, 2023
PGMOL chief Howard Webb on why clubs having access to audio from officials for key decisions is important pic.twitter.com/Hel09KRRJN
Shpresohet që shfaqja e Webb në Sky – që është e rrallë në vetvete, duke qenë se gjyqtarët nuk priren të bëjnë intervista – do të qartësojë një pjesë të procesit të VAR-it për fansat dhe do të reduktojë debatin dhe polemikat rreth gjykimit dhe përdorimit të teknologjisë.
🗣️ "We're looking to do this as much as we possibly can." ✅
— Football Daily (@footballdaily) May 15, 2023
PGMOL chief Howard Webb reveals that there is plans to allow the public to have access to more audio from referees and VAR pic.twitter.com/2R42eujld9