Pamje: Ermal Krasniqi shënon gol fantastik me thembër
Anësori kosovar, Ermal Krasniqi, po vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij në kampionatin rumun. 24-vjeçari ka shënuar golin e radhës për epërsinë 2:0 të Cluj ndaj Universitatea në kuadër të javës së 30-të. Goli i tij ishte thjesht i jashtëzakonshëm, duke shënuar me thembër.
Zhvillohej minuta e 33-të kur Cristian Manea dërgoi një top të ulët në zonë dhe nga afërsia Krasniqi shënoi gol të bukur për dyfishimin e epërsisë.
Krasniqi në tetë paraqitje deri më tani në kampionat ka shënuar katër gola, duke qenë pikë referimi për skuadrën e tij.
*Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 3:0 për Cluj.