Pamje: Ederson me gafë të rëndë, Tottenham kalon në epërsi - NACIONALE

Pamje: Ederson me gafë të rëndë, Tottenham kalon në epërsi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri brazilian i Manchester Cityt i ka bërë një dhuratë të madhe Tottenhamit, pasi ka bërë një gabim trashanik.

Në minutën e 45-të ishte Ederson ai që bëri një gafë të rëndë, e cila ia solli epërsinë Tottenhamit përmes Dejan Kulusevskit.

Portieri brazilian në këtë sezon të Premierligës në shtatë raste ka arritur ta mbajë portën e paprekur, në 18 ndeshje sa ka luajtur deri në takimin e sotëm.

Ai nga viti 2017 është llogaritur prej pikave më të forta të skuadrës së Manchester Cityt, duke i ofruar asaj një siguri të lakmueshme. Megjithatë, gabimi i sotëm bën përjashtim.

Gjithsesi, 29 vjeçari ka kontratë të vlefshme me Manchester Cityn deri më 2026. Guardiola llogarit shumë në shërbimet e tij, andaj edhe krahasohet si portier i parë pa asnjë dilemë.

Lajme të ngjashme