Pamje: E pabesueshme se çfarë goli shpërdoroi Mbappe para portës
Kylian Mbappe pa veten duke gabuar një gol të sigurt që do të mundte ta dërgonte epërsinë në 3:1 kundër Australisë pak para fundit të pjesës së parë.
Në minutën e 45-të ishte Griezmann që pasoi për mrekulli në zonë, aty ku i lirë u gjend Mbappe. Mirëpo, sulmuesi i PSG edhe pse ishte thuajse pesë metra afër portës dhe mjaftonte ta shtynte topin në rrjetë, ai e dëboi mbi portë (VIDEO).
Golat deri më tani në ndeshje i ka shënuar Goodwin 9', Rabiot 27' dhe Giroud 32'.