Pamje: E nisi Zhegrova, Gomes e përfundon me gol të bukur aksionin e Lilles
Lille ka kaluar në epërsi ndaj Ajaccio në ndeshjen në kuadër të Ligue 1 në minutën e 23-të, ku te aksioni i golit i përfshirë ishte edhe anësori i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.
Zhvillohej minuta e 22-të kur Zhegrova pranoi një top shumë bukur, për të pasuar në zonë te Cabella, i cili e ktheu topin për mesfushorin Andre Gomes, i cili me një goditje fantastike nga distanca shënoi për 1:0.
Reprezentuesi i Kosovës tashmë ka bërë vendin e tij te skuadra franceze, duke qenë çdoherë e më vendimtar në ndeshjet e skuadrës së tij, me pjesën më të madhe të ndeshjes që zhvillohet në krahun e tij.