Pamje: Dzeko shkatërron mbrojtjen e Milanit, realizon gol të mrekullueshëm - NACIONALE

Pamje: Dzeko shkatërron mbrojtjen e Milanit, realizon gol të mrekullueshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edin Dzeko ka dyfishuar epërsinë e Interit kundër Milanit në finalen e Superkupës së Italisë.

Gjithçka po ecën mirë për skuadrën "zikaltër" në finalen e sontme. Për ta dyfishuar epërsinë u përkujdes sulmuesi me përvojë, Edin Dzeko.

Në minutën e 21-të Dzeko me të pranuar topin nga Bastoni, u lirua nga mbulimi i mbrojtjes "kuqezi" në formë të hatashme, duke koordinuar me shpejtësi një goditje fatale, që përfundoi në shtyllën e dytë të portierit rumun Tatarusanu.

Ky i fundit vetëm ishte spektator i kësaj goditje, që përfundoi brenda katërkëndshit të portës së vet.

Kjo finale po zhvillohet në Arabinë Saudite, më saktësisht në stadiumin “King Fahd Stadium”. Inter vjen pas një forme më të mirë që po gëzon në kampionat gjatë kësaj periudhe kohore. E njëjta nuk mund të thuhet për Milanin, që ka lëshuar pikë në mënyrë foshnjërake.

Sa i përket Superkupës së Italisë, klubi që mban primatin me më së shumti trofe të fituar është Juventusi, gjegjësisht me 9 sosh.

Pas “Zonjës së Vjetër” pason Milani me 7 trofe, Interi me 6, Lazio me 5, Napoli dhe Roma me nga 2 sosh, e kështu me radhë.

Për të dy skuadrat kjo finale vlen mjaft, meqë do të mund të konsiderohej si trofeu i parë sezonal i fituar. Që të dy ekipet milaneze i pret një periudhë e ngjeshur me ndeshje në kompeticione të shumta.

Veçanërisht muaji shkurt do të jetë mjaft i rëndësishëm, meqë të dy ekipet do t’i testojnë forcat në Ligën e Kampionëve në 1/8 e finales. Deri atëherë, për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet në fjalë, kjo finale është një paragjellë e mirë për ta vënë në provë edhe formën që gëzojnë momentalisht.

Lajme të ngjashme