Pamje: Chelsea 2:0 Dortmund, Havertz i saktë nga penalltia
Chelsea ka dyfishuar epërsinë në përballjen ndaj Dortmundit në ndeshjen e kthimit, fal një penalltie të konkretizuar në gol nga Kai Havertz.
Në fakt sulmuesi gjerman e humbi fillimisht penalltinë, por gjyqtari vendosi ta kthente dhe në mundësinë e dytë, Havertz nuk gaboi për të shënuar për 2:0.
Tani të kaltrit janë në avantazh me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet(2:1), dhe kështu siç shkojnë gjërat, Chelsea do të jetë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.