Pamje: Beterbiev e rreh brutalisht Yarden për t'i mbrojtur titujt e botës
Boksieri rus, Artur Beterbiev, ka arritur ta mposhtë me nokaut britanikun, Anthony Yarde, për të ruajtur titujt WBO, WBC dhe IBF në kategorinë gjysmë të rëndë, në meçin që u zhvillua në Londër.
Të dy boksierët zhvilluan një meç shumë të fortë, me grushte të pandalshme në tetë raunde, deri sa u mbuluan në gjak, por goditja e fundit e Beterbiev ishte fatale për Anthonyn.

Yarde lëndoi Beterbievin me një goditje në raundin e pestë, por më pas u tërhoq nga lufta në të tetin pasi u rrëzua nga një dorë e fuqishme e djathtë.
𝑺𝑬𝑵𝑺𝑨𝑻𝑰𝑶𝑵𝑨𝑳 🙌
— Boxing on BT Sport 🥊 (@BTSportBoxing) January 28, 2023
The moment it was all over. Artur Beterbiev stops Anthony Yarde 🥊🏆 #BeterbievYarde | BT Sport 1 pic.twitter.com/uKMzpXSX3J
Rusi Beterbiev mbajti rekordin e tij 100% me nokaut, ndërsa pritja e Yarde për titujt botërore vazhdon.
“Mund të them se ishte një luftë e keqe, por unë jam ulur këtu si kampion”, tha Beterbiev për BT Sport.
“Të gjithë në këtë kategori mund të godasin me grusht dhe Anthony gjithashtu. Ai është i ri dhe ka kohë dhe shpresoj që të bëjë mirë në të ardhmen.

“Nëse jam i sinqertë, isha i përgatitur për të gjitha ato grushte dhe kjo është arsyeja pse mund të vazhdoja t'i kthehesha atij”.
Edhe pse Yarde doli si humbës në këtë takim, ai do ta shohë vetën e tij shumë të kërkuar për meçet e radhës, pasi paraqitja e tij ishte mbresëlënëse.

Pavarësisht se ishte kampion në fuqi, boksieri rus bëri një hyrje të shpejtë pa ekzagjerime në ring, por nuk munguan vërshëllimat nga ana e tifozëve, që ishin të kuptueshme për vendin ku zhvillohej meçi.
Kjo për Beterbiev ishte fitorja e 19 me nokaut nga 19 luftime, kundrejt 26 meçeve të Yardes, i cili tashmë ka pësuar tri humbje.

