Pamje: Benzema shënon, Real Madridi e eliminon Liverpoolin - NACIONALE

Pamje: Benzema shënon, Real Madridi e eliminon Liverpoolin

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Real Madridi ka shënuar golin e epërsisë në Santiago Bernabeu kundër Liverpoolit, kështu duke çuar rezultatin e përgjithshëm në 6:3.

Zhvillohej minuta e 78-të kur Virgil Van Dijk bëri një gabim trashanik, nga e cila përfituan mbretërit.

Ishte fillimisht Vinicius që tentoi, por ai dështoi të godiste, kështu që asistoi për Karim Benzeman, i cili shënoi në portën boshe për 1:0.

Ky gol nuk luan rol të madh në rezultat përfundimtar, pasi Real Madrid kishte rezultat të mirë nga ndeshja e parë që e fitoi në Anfield me rezultat 5:2.

Lajme të ngjashme