Pamje: Benzema shënon gol të jashtëzakonshëm në debutim me Al Ittihad - NACIONALE

Pamje: Benzema shënon gol të jashtëzakonshëm në debutim me Al Ittihad

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli francez, Karim Benzema, ka bërë debutimin e tij me skuadrën nga Arabia Saudite, Al Ittihad, në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar një gol vërtetë të bukur nga distanca, për fitoren e skuadrës së tij në Kupën e Kampionëve për klubet arabe.

Benzema shënoi një gol vërtet të mrekullueshëm kundër Esperance Tunis, teksa klubi i Arabisë Saudite fitoi ndeshjen e parë të turneut. Me rezultatin 1:1 dhe me ish-yllin e Real Madridit që kishte dhënë tashmë një asistim, Benzema shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga jashtë zonës, në këndin e sipërm të portierit, ku ishte e pamundur të mbrohej.

Benzema ishte një nga lojtarët e parë nga yjet që u transferua te Al Ittihad, të cilët gjithashtu kanë nënshkruar me N'Golo Kanten dhe Jotan këtë verë. Klubi ka fituar një herë kampionatin e klubeve arabe, në sezonin 2004-05 dhe do të shpresojë të fitojë një të dytë këtë sezon.

Al Ittihad do ta luajë ndeshjen e radhës në Kupën e Kampionëve për klubet arabe të dielën kundër skuadrës tuniziane, CS Sfaxien.

Lajme të ngjashme