Zyrtare: N’Golo Kante i bashkohet Benzemas te Al Ittihad - NACIONALE

Zyrtare: N’Golo Kante i bashkohet Benzemas te Al Ittihad

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Ligës Pro Saudite ka konfirmuar edhe transferimin e dytë të madh, me ish-mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante, që erdhi si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me skuadrën londineze.

N'Golo Kante është emri i fundit i madh që i bashkohet Ligës Pro Saudite pasi ra dakord t’i bashkohet kampionëve të saposhpallur Al-Ittihad në një kontratë trevjeçare. 32-vjeçari kishte qenë në bisedime me Chelsean për një marrëveshje të re, por ajo nuk u finalizua kurrë. Fituesi francez i Kupës së Botës do të largohet zyrtarisht nga të kaltrit më 30 qershor dhe do të përfundojë një transferim të lirë në Al Ittihad, ku thuhet se do të fitojë 86 milionë euro (109.78 milionë dollarë) në vit.

Kante nënshkroi për Chelsean në korrik të vitit 2016 për 30 milionë funte pasi ndihmoi Leicester Cityn për titullin e Premierligës në sezonin e mëparshëm. Gati shtatë vjet më vonë, mesfushori defensivë do të mbetet si një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e fundit të londinezëve, pasi ka fituar Ligën e Kampionëve, Premierligën dhe FA Kupën gjatë kohës së tij me klubin. Tani, ai do të luajë së bashku me bashkatdhetarin Karim Benzema në Al-Ittihad me bazë në Jeddah, me transferimin e Cristiano Ronaldos te Al-Nassr në janar, që i parapriu këtyre dy kalimeve të fundit.

Cristiano Ronaldo Al-Nassr

Kante ka marrë tashmë një mesazh mirëseardhjeje nga Benzema, i cili në një video të postuar në llogarinë zyrtare të Al Ittihad në Twitter tha: "Përshëndetje N'Golo! Një ditë të thashë se ti ishe lojtari më i mirë "box-to-box" në botë. Jam i lumtur që luaj sërish me ty, në ekipin më të mirë saudit. Shihemi në Jeddah!"

Lajme të ngjashme