Pamje: BBC lëshon një audio me përmbajtje pornografike, e ngatërron me mbulimin e ndeshjes së FA kupës
Një ngjarje sa e turpshme aq edhe qesharake ka ndodhur gjatë mbulimit të ndeshjes së rrethit të tretë të FA kupës nga BBC-ja, kur është ngatërruar audio dhe janë dëgjuar zëra me përmbajtje pornografike, ku pastaj shpërthyen reagimet në të gjitha anët.
Si zakonisht BBC mbulon të gjitha ndeshjet e nivelit të lartë të futbollit anglez, ashtu ka bërë edhe për ndeshjen mes Liverpoolit e Wolvesit, që është ndeshja e dytë, pas barazimit në ndeshjen e parë, por tani transmetimi i tyre direkt u dëmtua nga një audio me përmbajtje pornografike.
There’s no way someone just got the sex noise text live on BBC One pic.twitter.com/W0LtPKUyf0
— samalamadingdong (@5amcoek) January 17, 2023
Të shumta ishin reagimet, me Gary Lineker si pjesë e studios së BBC-së që bëri një postim në twitter.
“Epo, e gjetëm këtë pajisje të ngjitur në pjesën e pasme. Teksa sabotimi vazhdon, kjo ishte mjaft zbavitëse”, duke e shoqëruar edhe me disa emoji në të qeshur.
Well, we found this taped to the back of the set. As sabotage goes it was quite amusing. 😂😂😂 pic.twitter.com/ikUhBJ38Je
— Gary Lineker 💙💛 (@GaryLineker) January 17, 2023
Gazetari i Goal që mbulon pjesën e lajmeve për Liverpoolin, gjithashtu komentoi mbi këtë episod.
“Duke sikur mbulimi i BBC-së është paska i gjallë.”
Sounds like the BBC coverage is a bit lively...#LFC #WWFC
— Neil Jones (@neiljonesgoal) January 17, 2023
Në një reagim tjetër në Twitter shkruhej: “Çfarë po ndodh në studiot e BBC-së.”

Teksa një tifoz tha se kushdo që ka lëshuar atë audio në BBC, është një legjendë.
“Kushdo që e ka lëshuar audion me zëra nga seksi në BBC, është legjendë.”

Një faqe që mbulon lajmet për Arsenalin, gjithashtu u tall me këtë ngjarje, duke thënë: “Ju lutem më thonë se jeni duke shikuar mbulimin e BBC-së për FA kupë.”

Sigurisht, një kërkim falje dhe një hetim është i pashmangshëm, edhe pse më shumë u argëtuan sesa u ofenduan nga kjo ndodhi në BBC.