Pamje: Arsenali e fillon për mrekulli, shënon dy gola brenda 10 minutave ndaj West Ham Unitedit - NACIONALE

Pamje: Arsenali e fillon për mrekulli, shënon dy gola brenda 10 minutave ndaj West Ham Unitedit

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Arsenali e ka nisur shumë mirë takimin ndaj West Ham United, duke shënuar dy gola brenda 10 minutave të para, me anë të Gabriel Jesus dhe Martin Odegaard.

Zhvillohej minuta e shtatë, kur Jesus shënoi për 1:0, pas një aksioni të mrekullueshëm, të nisur me kombinimet e Sakas dhe Benjamin White.

Vetëm tre minuta më pas u dyfishua rezultati. Tani shënoi kapiteni, Odegaard, i cili u asistua shumë mirë nga Gabriel Martinelli në zonë.

Arsenali është në rrugën e duhur, që ta çojë diferencën me Manchester Cityn e vendit të dytë sërish në gjashtë pikë.

Lajme të ngjashme