PAMJE: Agim Zeka me gol të jashtëzakonshëm në Superiorën e Shqipërisë - NACIONALE

PAMJE: Agim Zeka me gol të jashtëzakonshëm në Superiorën e Shqipërisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori kosovar, Agim Zeka, që luan te Erzeni në Superiorën e Shqipërisë, ka shënuar një gol fantastik dje në barazimin 1:1 të skuadrës së tij ndaj Tiranës.

Zeka ka arritur ta gjejë vetën në Shqipëri, pasi që nga kthimi i tij nga Austria e Vienës, pati probleme me ambientim, duke u paraqitur te tre skuadra kosovare.

Në takimin që u zhvillua dje në kuadër të javës së 23-të në elitës shqiptare të futbollit, Agim Zeka e çoi në avantazh skuadrën e tij, por që nuk arritën ta mbanin rezultatin deri në fund.

Zhvillohej minuta e 74-të kur një tollovi në zonën e Tiranës, portieri Mustafë Abdullahu, nuk reagoi në mënyrën më të mirë për të larguar topin dhe nga topi i kthyer Zeka në mënyrë akrobatike shënoi gol fantastik për 1:0.

Tiranën e shpëtoi nga humbja një gol i Kristal Abazajt në minutën e 81-të, me ndeshjen që përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Për Agim Zekën ky është goli i tretë që shënon me fanellën e Erzenit, dhe i dyti në vitin 2024.

Shijakasit nuk janë në gjendje të mirë këtë sezon në Superiore, pasi gjendet në zonën e rrezikshme për rënie nga elita, me 23 pikë të grumbulluara pas 23 ndeshjeve.

Lajme të ngjashme