"Palestra Minatori" do të jetë nikoqire e turneut kualifikues në FIBA Europe Cup - NACIONALE

"Palestra Minatori" do të jetë nikoqire e turneut kualifikues në FIBA Europe Cup

1 vit më parë

nga NACIONALE

KB Trepça, me anë të një shkrimi në Facebook, ka njoftuar publikisht për organizimin e turneut kualifikues në "Minatori".

"Minatori" në Mitrovicë do të marrë barrë të rëndësishme gjatë muajve në vijim, pasi i është atribuar e drejta e organizimit të ndeshjeve kualifikuese në FIBA Europe Cup, ku edhe vetë KB Trepça do të jetë pjesëmarrëse.

Klubi me anë të kësaj kumtese është shprehur mjaft i kënaqur që i është besuar kjo përgjegjësi, duke e vlerësuar si organizim të madh dhe mundësi e mirë që edhe vetë KB Trepça të promovohet sa më shumë në arenë evropiane.

Komunikata e KB Trepçës


Evropa në “Minatori”!

Një lajm i madh për klubin tonë, qytetin, tifozët dhe basketbollin kosovar në përgjithësi.
E kemi fituar të drejtën e organizimit të turneut kualifikues të FIBA Europe Cup. Pra ekipet evropianie zbarkojnë në “Minatori”.

Prej 27 deri më 30 shtator në palestrën tonë kumbuese, do të luhen ndeshjet e njërit grup kualifikues të FIBA Europe Cup. Fillimisht më 27 shtator ekipi ynë luan me Gottingenin e Gjermanisë, ndërsa AEK Larnaca e Qipros me skuadrën nga Islanda, Thor Thorlakshofn.

Fituesit e këtyre ndeshjeve më 28 shtator përballen me Sportingun përtugez, përkatësisht me Antwerpin belg. Më 30 shtator është finalja që përcakton se cila skuadër kalon në fazën grupore.

Është organizim i madh në debutimin tonë në skenën evropiane. Por sfidat na rritin.
Shpresojmë të dëshmohemi si nikoqir shembullor dhe për Trepçën të dëgjohet në shumë vende evropiane.

Lajme të ngjashme