Pajme: Përleshje mes tifozë shqiptarë të Zvicrës dhe serbëve në Doha - NACIONALE

Pajme: Përleshje mes tifozë shqiptarë të Zvicrës dhe serbëve në Doha

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ndeshjes Zvicër – Serbi në Botërorin e Katarit i ka paraprirë një përleshje e tifozëve, ku janë sulmuar disa fansa shqiptarë nga ata serbë.

Videon e ka siguruar Indeksonline, ku sulmi është raportuar se është bërë në hyrjen e stadiumit 974.

Një goditje me shuplakë vjen nga tifozi i fqinjëve veriorë, teksa tifozët që besohen të jenë shqiptarë nuk kanë reaguar ndaj sulmit, duke mbajtur qetësinë pa eskaluar më tutje situatën.

Kujtojmë se tashmë ka përfunduar pjesa e parë e takimit me rezultat të barabartë 2:2, ku njërin nga golat e ka shënuar Xherdan Shaqiri.

Lajme të ngjashme