Pagesat e Barcelonës për shefin e gjyqtarëve që e errësuan LaLigën - NACIONALE

Pagesat e Barcelonës për shefin e gjyqtarëve që e errësuan LaLigën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona përveç se u përball me Manchester Unitedin dhe më pas me Cadizin në fushë në fund të shkurtit, u përball edhe me diçka edhe më të rëndësishme se sa veç një ndeshje futbolli. Gjithçka plasi në mbrëmjen e ndeshjes Unitedin, Barcelona ia kishte paguar 1.4 milionë euro zëvendëspresidentin të Komitetit Gjyqtarëve të Federatës së Futbollit të Spanjës, Jose Maria Eenriquez Negreira, nga viti 2016 deri më 2018. Çdo gjë që zbulohej, e çdo gjë që thuhej e që nuk thuhej më vonë, situata veçse përkeqësohej

E që Jose Maria Eenriquez Negreira i mori 7 milionë euro gjatë 20 viteve të karrierës se tij nuk u diskutua. Gjithçka filloi rastësisht me një kontroll tatimor. U zbuluan tri pagesa prej 532.728 euro, 541.752 euro, 318.200 euro, të bëra në një kompani në pronësi të Negreiras, i cili e ushtroi detyrën e gjyqtarit mes viteve 1977 dhe 1992, e më pas zëvendëspresident i gjyqtarëve nga viti 1994 deri në vitin 2018.

Zyra e taksave kaloi detajet tek prokurorët e shtetit, një hetim për korrupsion filloi me arsyetimin se nuk kishte dëshmi të shërbimeve më fatura.

Barcelona fillimisht nuk pranoi të komentonte por kur u publikua historia e tatimit, presidenti Joan Laporta, regjistroi një video që konfirmonte pagesat ndërsa këmbënguli që Negreira punonte si këshilltar, përgatit raporte dhe udhëzonte lojtarët për çështjet e arbitrimit diçka që Laporta e përshkroi si “shumë normale”.

E që gjithashtu pretendoi që kjo histori doli në momentet që Barcelona filloi te ngrihej duke aluduar që nuk është rastësi dhe është më qëllime jo të mira nga disa persona të caktuar.

Negreira dëshmoi dhe nuk mund të jepte prova se kishte ofruar ndonjë shërbim, ndonëse ai kishte ofruar “këshilla verbale”. Ai tha se asnjëherë nuk kishte përfituar prej Barcelonës dhe as nuk ishte përgjegjës për caktimin e arbitrave në ndeshjet e Barcelonës.

Barcelona dëshironte te siguronte që vendimet e arbitrave të mos merreshin kundër tyre. Do të thotë se gjithçka ishte neutrale”, thuhet në raportin e inspektorëve rreth dëshmisë së Negreira.

Komiteti i Gjyqtarëve tha se gjyqtarët nënshkruajnë një kod sjelljeje dhe duke qenë se është e paligjshme puna për një klub duke mbajtur post në Komitetin Teknik të Gjyqtarëve kjo do thyente rregullat.

Kreu aktual i gjyqtarëve, Luis Medina Cantalejo, tha se do bënte gjithçka për të mbrojtur ndershmërinë e gjyqtarëve dhe shtoi se askush nuk e dinte se çfarë bëri Negreira dhe se të gjithë gjyqtarët, asistentët dhe delegatët kanë bashkëpunuar për dhënien e informacioneve dhe data bazën.

Në vitin 2018 ish-presidenti i Barcelonës Jose Maria Bartomeu ndaloi pagesat për shkak të gjendjes së dobët financiare të klubit, në të njëjtin vit kur Negreira la punën e zëvendëspresidentit në Komitetin e Gjyqtarëve.

Negreira i shkroi Bartomeut duke e konsideruar fyerje personale, dhe se ai nuk detyrohej të ishte besnik ndaj klubit dhe njerëzve që e kryesonin atë. E gjithashtu kërkoi mbi 200.000 euro të papaguara, duke i kërkuar Bartomeut të reflektonte duke e vënë në dukje një skandal që nuk do ishte i mirë për klubin duke kërcënuar që do të zbulonte “parregullsitë” që ai i pa.

Pikëpyetjet që i ka ngritur ky rast në Spanjë janë:

Pyetja është çfarë parregullsie?

Ka shumë gjëra që nuk përputhen. Pse të paguash një gjyqtarë për konsultime verbale?

Në këmbim të çfarë?

Çfarë ka marrë Barcelona e çfarë ka menduar të marrë?

7 milionë euro për konsultime e sa të rëndësishme ishin këto konsultime?

Pse askush në Komitetin e Gjyqtarëve nuk dinte asgjë për këtë nëse është diçka “normale” dhe “neutrale”?

Lajme të ngjashme