“Padyshim”, Solskjaer ia hap derën rikthimit te Man Unitedit
Trajneri i Manchester Unitedit Ole Gunnar Solskjaer ka ende shpresë të rikthehet në “Old Trafford”, ndërsa nuk do ta refuzonte nëse i jepet prapë shansi.
Tekniku norvegjez është i papunë që kur u shkarkua nga Unitedi, pas tre viteve në krye.
Pasi e fito statusin e legjendës së klubit pas nëntë viteve karrierë si futbollist, Solskjaer insiston se e konsideron klubin familje dhe menjëherë do ta pranonte shansin për t’u rikthyer.
“Nëse familja jote ka nevojë për ndihmë, sigurisht që do të ndihmosh".
“Do t’i thosha po çdo ditë të javës. Është gabim që të ulem dhe flas për punën që e ka tjetërkush, por sigurisht, po. Do ta pranoja”.
Ndër të tjera, Solskjaer la të hapur mundësinë edhe për të drejtuar kombëtaren e Norvegjisë.
“Jam norvegjez krenar. Nëse vjen kjo pyetje, pra kur Stale ta kupton se nuk e dëshiron më punën, jam gati të hyjë në bisedime”.
“Jam krenar prej nga vij”, nënvizoi ai ndër të tjera.
Përzgjedhësi aktual i Norvegjisë Stale Solbakken më shumë gjasë do të largohet nga pozita pas Kupës së Botës 2026.