Pa gola pas 45 minutava të parë përkundër dominimit të Ballkanit ndaj Larnes - NACIONALE

Pa gola pas 45 minutava të parë përkundër dominimit të Ballkanit ndaj Larnes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ballkani e ka dominuar me raste të krijuara dhe posedim të topit Larnen nga Irlanda Veriore, por rezultati vazhdon të jetë 0:0 pas 45 minutave të parë.

Kjo përballje po zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në kuadër të raundit të tretë kualifikues për Ligë të Konferencës.

Pjesa e parë i ka takuar tërësisht skuadrës së Ilir Dajës, e cila arriti të krijonte raste të mira, por dështuan në konkretizim, teksa gjatë tërë 45 minutave kishin posedimin e topit në anën e tyre.

Ballkani e synon fitoren në pjesën e dytë, në mënyrë që në ndeshjen kthyese një javë më vonë në udhëtim, ta ketë më lehtë për t'u kualifikuar në play-off, fazë kjo që është e fundit për t'u kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës.

Kujtojmë se Larne është një kundërshtar i njohur për Ballkanin, pasi skuadra kosovare e kishte mposhtur vitin e kaluar me rezultat të përgjithshëm 7:1 në rrethin e dytë kualifikues.

Lajme të ngjashme