Pa gola në pjesën e parë mes Tottenhamit e Arsenalit - NACIONALE

Pa gola në pjesën e parë mes Tottenhamit e Arsenalit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e derbit londinez ndërmjet Tottenhamit dhe Arsenalit.

Kjo pjesë ishte shumë e hapur me raste nga dy skuadrat, megjithatë asnjëra prej tyre s’arriti ta dërgojë topin brenda rrjetës.

Dejan Kulusevski kishte mundësinë e parë në ndeshje, duke rrezikuar nga afërsia por që David Raya bëri një super pritje për t’ia mohuar golin.

Arsenali pastaj rrezikoi me Kai Havertzin dhe Gabriel Martinellin, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ia doli ta tundte rrjetën.

Vlen të ceket se në këtë pjesë gjyqtari dha plot gjashtë kartonë të verdhë, katër për vendasit ndërsa dy për “Topçinjtë”.

Kësisoj, mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse ndonjëra nga skuadrat do të arrijnë t’i arkëtojnë pikët e plota.

Lajme të ngjashme