Pa gola në pjesën e parë mes Dritës dhe Audas
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Dritës dhe Audas.
Skuadra gjilanase duhet ta përmbysë rezultatin e përgjithshëm (0:1) nëse dëshiron të avancojë tutje, megjithatë s’e ka gjetur rrugën drejtë rrjetës në këto 45 minuta.
Drita ishte më dominuese duke krijuar raste më të rrezikshme, sidoqoftë sulmuesit nuk arritën t’i konkretizonin.
Vlen të ceket se edhe portieri i Audas deri më tani ka qenë në nivelin e duhur, duke u gjendur në vendin e duhur e bërë pritje fantastike për ta mbajtur në epërsi skuadrën nga Letonia.
Tani mbetet për t’u parë në pjesën e dytë nëse Drita do të arrijë ta përmbysë, me synimin që të kualifikohet në play-off, ku po i pret Legia e Varshavës.