Pa gola mes Gjermanisë dhe Danimarkës pas 45 minutave të para - NACIONALE

Pa gola mes Gjermanisë dhe Danimarkës pas 45 minutave të para

2 vjet më parë

nga NACIONALE

45 minutat e para në Signal Iduna Park mes Gjermanisë dhe Danimarkës kanë përfunduar pa gola.

Përballja kjo e vlefshme për 1/8 e finales, e ku do të mësohet çerekfinalisti i dytë i Evropianit.

Gjermania ishte më kërkuese në 45 minutat e para, duke krijuar shumë raste shënimi, por portieri Schmeichel bëri pritje fantastike, për ta mbajtur portën e paprekur.

Në anën tjetër edhe Danimarka arriti të rrezikonte në disa raste, por pa arritur të realizonin.

Mikpritësit e Evropianit e shënuan një gol krejt në fillim të ndeshjes, por që u anulua nga gjyqtari për një ndërhyrje të palejueshme.

Përballja në Dortmund pati një ndërprerje, e para e këtij lloji në EURO 2024, kur skuadrat shkuan në dhoma të zhveshjes pas reshjeve të mëdha të shiut.

Me të rifilluar takimi, Gjermania rrezikoi sërish, por gola në 45 minutat e para nuk pati.

Lajme të ngjashme