Pa fitues mes Sociedadit dhe Romës, italianët prekin çerekfinalen - NACIONALE

Pa fitues mes Sociedadit dhe Romës, italianët prekin çerekfinalen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Roma është kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Evropës, falë rezultatit të përgjithshëm 2:0 ndaj Real Sociedadit.

Ndeshja mes Sociedadit dhe Romës u mbyll pa gola, por pas fitores së parë në "Olimpico", italianët siguruan avancimin tutje.

Ndeshja fillimisht ishte tejet e baraspeshuar, me dy skuadrat që kërkonin të kalonin në epërsi nga minuta e parë.

Roma kishte disa raste të mira, por që edhe Sociedad u kundërpërgjigj me disa aksione të shpejta.

Ishte Chris Smalling që shënoi një gol të bukur, por që u anulua pasi ekzistoi një prekje me dorë në krijimin e aksionit.

Në pjesën e dytë, Sociedad ishte më e rrezikshme me Mikel Oyarzabal që tentoi dy herë nga afërsia, mirëpo Rui Patricio me disa pritje të bukura ia mohoi golin.

Kështu, meqenëse asnjëra skuadër nuk arriti t'i konkretizojë rastet epilogu përfundimtar doli të jetë 0:0.

Roma avancon në rrethin e tetë skuadrave më të mira, derisa kundërshtarin do ta mësojë pas hedhjes së shortit të premten.

Lajme të ngjashme