Osimhen: Dua të luaj në Premierligë në të ardhmen, por tani kam plane tjera - NACIONALE

Osimhen: Dua të luaj në Premierligë në të ardhmen, por tani kam plane tjera

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Victor Osimhen ka pranuar se planifikon të luajë në Premierligë në të ardhmen, megjithatë tani ka plane tjera.

Qendërsulmuesi momentalisht është duke përfaqësuar Nigerinë në Ligën e Kombeve të Afrikës dhe shënoi gol në ndeshjen hapëse.

I pyetur për ato “polemika” që kishte te Napoli, pasi ia dëmtuan imazhin me disa postime në rrjetet sociale dhe se pse vendosi të rinovojë, Osimhen tregoi se asnjëherë s’ka pasur probleme me De Laurentiis.

“Jam i lumtur me presidentin. Kam lidhej të shkëlqyer me të, nuk mund të gënjej, ka qenë më mua që kur nënshkrova në vitin 2020”.

“Kam lidhje të mirë me familjen e tij gjithashtu. Është e rëndësishme që të sigurohem se asgjë nuk ka gabim pavarësisht asaj që ka ndodhur, me lidhjen e tij dhe të familjes së tij”.

“Ai ka qenë mbështetës jashtë fushës dhe sigurisht dhashë gjithçka për ta fituar Scudetto me ta”.

Ai së fundmi nënshkroi kontratë deri në vitin 2026, ku iu rrit paga si dhe ka një klauzolë lirimi në vlerën e 130 milionë eurove.

Osimhen pëlqehet shumë nga klubet e mëdha angleze si Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Chelsea – ku deklaroi se do të luajë në Premierligë mirëpo në të ardhmen pasi tani ka plane tjera.

“Sigurisht, definitivisht do të luaj në Premierligë por tani kam plane tjera për karrierë. Kur të vjen koha, të gjithë do ta dini”.

Këtë sezon, Osimhen ka realizuar tetë gola dhe dhuruar tre asistime në 18 paraqitje për klubin.

Lajme të ngjashme