Osijek refuzon oferta të shumta nga Evropa dhe MLS-ja për Mirlind Dakun
Skuadra kroate, Osijek ka hedhur poshtë disa oferta nga Evropa dhe kampionati amerikan MLS për shërbimet e sulmuesit Mirlind Daku.
Kosovari po kalon një formë të shkëlqyeshme në karrierë duke qenë protagonisti kryesor te N.S Mura, pra klubi ku është huazuar deri në fundin e sezonit.
Paraqitjet e mira në këtë edicion kanë ndikuar që Daku të këtë vëmendjen e disa klubeve evropiane dhe amerikane, sidoqoftë Osijek ka vendosur të mos i pranojë.
“Kemi marrë shumë oferta për të nga Evropa dhe MLS, por kemi vendosur që të mos e lejojmë një transferim të tillë”.
“Ne po vazhdojmë ta vëzhgojmë atë çdo javë”, deklaroi drejtori sportiv i klubit kroat Ivica Kulesevic, kështu se paku raporton “Jutarnji”.
16 gola deri më tani te Mura
Daku në verë e vazhdoi huazimin te Mura dhe këtë edicion ka qenë kyç në suksesin që ka pasur klubi deri më tani.
Ai tashmë ka shënuar 16 gola në të gjitha garat (13 në ligë, një në kupë dhe dy në Evropë), derisa ishte protagonisti kryesor në fitoren e fundit kundër Mariborit, pasi dy golat e tij i dhanë pikët e plota Muras.
Me këtë formë aktuale, Daku ka arritur të jetë golashënuesi i dytë më i mirë në kampionat, prandaj edhe po kërkohet nga shumë skuadra evropiane.
Kujtojmë, po raportohet vazhdimisht se Daku ka nisur proceduar për t’u pajisur me pasaportë shqiptare pasi dëshiron ta lë Kosovën për “Kuq e Zinjtë”.
Mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të rezultojë e vërtetë, dhe në rast që jo, a do të ftohet nga Alain Giresse për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Euro 2024” që nisin më 25 mars.
