Ortega vazhdon me Manchester Cityn - NACIONALE

Ortega vazhdon me Manchester Cityn

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri gjerman, Stefan Ortega, ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn, siç ka konfirmuar klubi nëpërmjet kanaleve zyrtare në rrjetet sociale.

Portieri gjerman ka zgjatur qëndrimin e tij edhe për një vit, që do ta mbajë në Etihad Stadium deri në vitin 2026.

Marrëveshja e tij do të skadonte verën e ardhshme dhe vjen si një nxitje për Cityn mes dyshimeve të vazhdueshme për të ardhmen afatgjate të Ederson.

Portieri brazilian kërkohet nga një sërë klubesh të Ligës Pro Saudite përpara afatit kalimtar të verës. Burimet i kanë thënë ESPN-së se Qytetarët do të shqyrtojnë ofertat për Ederson nëse ai e bën të qartë se dëshiron të largohet.

Ortega luajti një rol kyç për Pep Guardiolën sezonin e kaluar, duke bërë 20 paraqitje në të gjitha garat.

Gjermani hyri në lojë pasi Ederson pësoi një dëmtim kundër Tottenham dhe bëri një pritje vendimtare ndak Son Heung-Min, me Manchester Cityn që fitoi 2:0 për të bërë një hap të madh drejt sigurimit të titullit të tyre të katërt radhazi.

“Jam i lumtur që do të qëndroj në Manchester City për më gjatë”, tha Ortega.

“Ky është një klub futbolli që u siguron lojtarëve gjithçka që na nevojitet për të qenë më të mirët. Çdo ditë ndihem i motivuar dhe i sfiduar dhe jam përmirësuar si portier që kur erdha këtu dy vjet më parë. Familja ime është vërtet e vendosur këtu në Angli, më pëlqen gjithçka këtu. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të thotë se tani mund të fokusohem 100% në sezonin e ardhshëm dhe më tej."

Ortega, 31 vjeç, ka bërë 34 paraqitje në dy vite qëndrim te City që kur erdhi nga Arminia Bielefeld në vitin 2022. Ai ndjek portierin e tretë Scott Carson në nënshkrimin e një zgjatjeje kontrate, i cili ka rënë dakord për një marrëveshje të re njëvjeçare deri në vitin 2025.

Lajme të ngjashme