Origi refuzon West Hamin dhe klubet saudite, pavarësisht se Milani dëshiron ta shesë
Divock Origi është i vendosur të qëndrojë te Milani edhe pas një sezoni të tmerrshëm në kampanjën 2022/23. Dëshira e tij është të qëndrojë pavarësisht se kuqezinjtë dëshirojnë ta shesin ish-sulmuesin e Liverpoolit.
28-vjeçari iu bashkua kuqezinjve verën e kaluar pas skadimit të kontratës me Liverpoolin, por nuk arriti t'i përmbushte pritjet, duke regjistruar vetëm dy gola nga 36 paraqitje në të gjitha garat.

Milani thuhet se është i prirë të sjellë një sulmues këtë verë për të mbështetur 36-vjeçarin Olivier Giroud, por fillimisht duhet të lërë disa lojtarë të largohen në mënyrë që të mbledhë disa fonde.
Origi thuhet se fiton rreth 4 milionë euro në sezon në kontratën e tij aktuale, paga e dytë më e lartë mes lojtarëve të Milanit, pas vetëm Rafael Leaos.

Megjithatë, pavarësisht se Origi do të jetë një nga kandidatët kryesorë për t'u larguar nga San Siro këtë verë, Milani mund të përballet me vështirësi në transferimin e reprezentuesit belg, veçanërisht duke pasur parasysh se kontrata e tij është deri në vitin 2026.
La Gazzetta raporton se emri i tij është shfaqur dy herë në diskutimet midis Milanit dhe West Hamit, një herë për një shitje të propozuar dhe një herë si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme shkëmbimi për Gianluca Scamacca.

Ka pasur interes edhe nga Arabia Saudite, por si me West Ham, një lëvizje ende nuk është realizuar.
Milani është ende i interesuar për një numër sulmuesish të ndryshëm, përkatësisht Scamacca, Alvaro Morata dhe Mehdi Taremi, por ka të ngjarë të duhet të gjejë një zgjidhje për enigmën Origi përpara se të sjellë ndonjë qendërsulmues me emër.