Operohet Kyle Walker, në dyshim për Kupën e Botës
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker mund të humbasë Kupën e Botës pas operimit që ka bërë ditën e martë.
Walker mungoi në fitoren e djeshme ndaj Copenhages për Ligën e Kampionëve, shkaku i një lëndimi abdominal.
Sidoqoftë, anglezi është operuar më herët gjatë javës dhe tani është vërtet në dyshime të mëdha për Kupën e Botës që mbahet këtë dimër.
Së fundmi reagoi edhe vetë lojtari i cili shtoi se operimi ka qenë shumë i suksesshëm.
"Si lojtar ne duhet të pranojmë lëndimet si pjesë e lojës që ne e duam. Operimi im i të martës ishte sukses dhe tani mund të koncentrohem për shërimin që të kthehem në formën e plotë".

"Do të vazhdoj të mbështes bashkëlojtarët e mi çdo ditë në çdo mënyrë që mundem", shkroi Walker.
As players we have to appreciate injuries are part and parcel of the game we love. My operation on Tuesday was a success and now I can concentrate on my rehab and getting back to full fitness. I will be supporting my team mates every day in any way I can. 💙 pic.twitter.com/BcwIAjkb8B
— Kyle Walker (@kylewalker2) October 6, 2022
Ndërkohë, trajneri i Man Cityt, Guardiola ka zbuluar natën e kaluar për lëndimin e Walker, derisa shtoi se nuk e di se kur do të kthehet.
"Është diçka abdominale dhe do të jetë për një kohë jashtë. Nuk e di sa gjatë do të mungojë. Nuk mund të them asgjë më shumë".
"E di sa e rëndësishme është Kupa e Botës për lojtarët, por sinqerisht nuk di asgjë më shumë tani. Ndoshta do të jetë për një kohë. Nuk e di saktësisht, por javë. Ndoshta klubi do të bëjë ndonjë komunikatë zyrtare në ditët në vijim".
Skuadra e përkohshme e Anglisë zakonisht njoftohet më 21 tetor, me listën përfundimtare prej 23-26 lojtarëve më 24 nëntor, që e vendos Walker në "garën kundër kohës" që të shërohet.
Kurse, Man City nuk është që ka shumë mbrojtës të krahut të majtë, me talentin e ri Sergio Gomez që luajti në atë pozitë dhe Joao Cancelo në krahun e djathtë kundër Copenhages.
22-vjeçari spanjoll tani mesa duket do të ketë më shumë shanse në ekipin e parë pas lëndimit të Walker pasi kompletoi marrëveshjen nga Anderlecht gjatë verës së kaluar.