Operohet Emile Smith Rowe, humb Kupën e Botës me Anglinë
Ylli i Arsenalit, Emile Smith Rowe është detyruar t'i nënshtrohet një operacioni në ije dhe nuk do të rikthehet në stërvitje të plotë deri në dhjetor, që nënkupton se tani ka humbur të gjitha gjasat që të luajë në Kupën e Botës.
22-vjeçari ka pasur probleme të vazhdueshme për disa kohë, pavarësisht që luajti një rol të madh në fillimin e Premierligës, me Arsenalin që dëshironte ta shmangte operacionin e tij.
Anglezi u la në stol në ndeshjet kundër Leicester Cityt, Bournemouth, Aston Villa dhe Manchester United, duke zhvilluar vetëm 47 minuta, derisa në sfidën ndaj “Djajve të Kuq” në "Old Trafford" nisën problemet.
Gjatë parapërgatitjes për lojë, Smith Rowe u lëndua dhe u pa me kokën ulur derisa shkonte në dhomat e zhveshjes.
Arsenal tani ka konfirmuar që lojtari është operuar, që nënkupton se do të jetë jashtë fushës deri në fundin e këtij viti.
"Në muajt e fundit, Emile Smith Rowe ka pasur shqetësime të mëdha në ije, që e kanë limituar në stërvitje dhe paraqitje në ndeshjet zyrtare".

"Duke parë një ndodhi në ndeshjen e Premierligës kundër Manchester United në Old Trafford më 4 shtator dhe pas disa konsultave me specialistë dhe diskutimit me stafin tonë mjekësorë, Emile ka bërë një operim".
"Operimi i suksesshëm ndodhi në Londër gjatë ditëve të fundit dhe rehabilitimi i tij tashmë ka ndodhur. Ne shpresojmë se Emile do të rikthehet në stërvitje të plotë në dhjetor".
“Të gjithë në klub tani do ta mbështesin dhe të punojnë fortë që Emile të rikthehet në fushë sa më parë të jetë e mundur", shkruhet në komunikatën e liderit momental të Premierligës.
Back stronger, Emile ❤️
— Arsenal (@Arsenal) September 29, 2022
Përpos mungesës në Kupën e Botës, Smith Rowe do të mungojë edhe në 13 ndeshje për Arsenalin brenda këtyre dy muajve, duke nisur nga derbi londinez i kësaj të shtune.
"Topçinjtë" njësoi si klubet e tjera në Evropë këtë edicion kanë një orar të ngjeshur para dhe pas Kupës së Botës, duke mos pasur asnjë mesjavë pushim, që nënkupton vështirësi të mëdha për skuadrën e Mikel Artetas.
Ndeshja e fundit e Arsenalit para Kupës së Botës është më 12 nëntor si mysafir i Wolves, që nënkupton se Smith Rowe mund të rikthehet në fushë që të zhvillojë disa minuta ndaj West Hamit.