Onana pas ndeshjes: Faji im, marr përgjegjësi për humbjen - NACIONALE

Onana pas ndeshjes: Faji im, marr përgjegjësi për humbjen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri Andre Onana ka marrë përgjegjësi për humbjen ndaj Bayern Munichut.

Kamerunasi s’ka qenë në formën më të mirë në derbin ndaj “Bavarezzëve”, si dhe pranoi një gol nga një goditje e largët e Leroy Sanes.

Pas ndeshjes, Onana bëri kërkesë që të flet për media duke marrë përgjegjësinë pas humbjes.

Është përgjegjësia ime që nuk fituam, duhet të mësoj nga kjo”.

Kam shumë për të dëshmuar, sepse për të qenë i sinqertë fillimi im te Man United nuk ka qenë mjaftueshëm i mirë”.

Isha unë që e lashë prapa skuadrën”, deklaroi shkurtimisht ai.

Man United zhvilloi një lojë të mirë por që u dominua në udhëtim te Bayern Munich, që fitoi në fund me rezultat të ngushtë 4:3.

Kësisoj, Man United tani është skuadra e vetme në grupin A që nuk ka asnjë pikë derisa në ndeshjen e radhës në kuadër të ligës së Kampionëve përballet me Galatasarayn.

Lajme të ngjashme