Onana darkon në restorantin e legjendës Zanetti pak para transferimit te Manchester Unitedi
Portieri i Interit, Andre Onana, është parë duke darkuar në restorantin e legjendës së zikaltërve Javier Zanetti - që njëkohësisht mban pozitën e Zëvendëspresidentit të klubit – përpara një transferimi te Manchester Unitedi, që tashmë shihet si marrëveshje e përfunduar.
Reprezentuesi i Kamerunit pritet të transferohet në Old Trafford për 50 milionë euro plus 5 milionë euro shtesë, pavarësisht çmimit fillestar prej 60 milionë eurosh të kërkuar nga Interi.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ndau një foto të 27-vjeçarit në një restorant në Milano të enjten mbrëma.
Restoranti quhet Botinero dhe është në pronësi të zëvendëspresidentit të Interit, Zanetti.
Sipas Romanos, kjo ishte darka e fundit e Onanës si lojtar i Interit me djajtë e kuq që pritet ta finalizojnë së shpejti nënshkrimin e tij.
Bisedimet për 27-vjeçarin ishin shumë të vështira për gjigantin anglez, sa një moment ishin të gatshëm të hiqnin dorë, për shkak të kërkesave të larta të Interit, por këta të fundit lëshuan dorë, duke ulur çmimin përfundimisht në 50 milionë euro, nga 60 milionë sa kërkoheshin fillimisht.

Onana do të bashkohet Erik ten Hag te Manchester Unitedi, pasi kaloi një periudhë të karrierës nën drejtimin e tij te gjiganti holandez, Ajax.
