Olympiacos ia ndërpren kontratën James Rodriguezit pas vetëm 23 ndeshjeve
Olympiacos ia ka ndërprerë zyrtarisht kontratën ish futbollistit të Real Madridit, James Rodriguez pas vetëm 23 ndeshjeve të zhvilluara.
Rodriguez kaloi te Olypiamcos në shtator por qëndrimi i tij në Greqi zgjati vetëm shtatë muaj.
Klubi grek me anë të një komunikate zyrtare shkroi: "Olympiacos dhe James Rodriguez kanë vendosur ta ndërprejnë bashkëpunimin. James do të jetë gjithnjë pjesë e klubit tonë dhe e familjes "kuq dhe zi".
"Ne duam ta falënderojmë për shërbimet e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen".
Kolumbiani bëri vetëm 23 paraqitje me ndeshjen e fundit që e zhvilloi ishte në shkurt shkaku i një lëndimi dhe tani është agjent i lirë.
"Dua të falënderoj të gjithë për kohën që kaluam së bashku. Pavarësisht që do shkojmë në rrugë të ndryshme, ndihem se gjithnjë do të jem anëtar i familjes".
"I uroj Olympiacosit më të mirat dhe suksese në të ardhmen", shkroi lojtari në "Twitter".
Mediumi "AS" raporton se agjenti Jorge Mendes tashmë ka nisur bisedimet me dy gjigantët turk Galatasaray dhe Besiktas për një lëvizje të mundshme.
Galatasaray ku gjendet edhe Milot Rashica shihet si favoriti pasi është pranë inkuadrimit në Ligën e Kampionëve dhe mund ta shohin kolumbianin si zëvendësuesi adekuat i Juan Matas.