Numrat që regjistroi sonte Lewandowski kundër Salzburgut, janë thjesht drithërues
Bayern Munich absolutisht ka shkatërruar Salzburgun, në ndeshjen e kthimit të fazës së eleminimit direkt të Champions League-s, në 'Allianz Arena'.
Bavarezët triumfuan me rezultat 7-1, pasi në përballjen e parë në Austri nuk kishin arritur të regjistrojnë më shumë se një barazim 1-1.
Spektakli në pjesën e parë ishte i rezervuar për Robert Lewandowskin, i cili ishte thjesht i pandalshëm duke realizuar hat-trick brenda 23 minutave lojë. Ai qëlloi dy herë nga penalltia në minutat 12' dhe 21', para se të shënonte edhe nga loja e hapur në minutën e 23-të.
Por, mos lejoni t'iu mashtrojnë vetëm golat. Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund-it ishte brilant në pothuajse të gjitha repartet.
Për ta vënë në perspektivë paraqitjen e tij sonte, 'Squawka Football' ka publikuar disa statistika drithëruese të tij të regjistruara sonte.
Sipas uebsajtit prestigjioz të statistikave, Lewa ka pasur gjithsej 39 prekje të topit në total, 9 prej tyre në zonën e rrezikshme të kundërshtarit.
Përveç 83% të saktësisë në pasime, ai gjithashtu ishte lojtari me më së shumti goditje në fushë (8), dy duele të fituara, dhe dy herë u ndërhy në mënyrë të parregullt.
Sikur këto të mos mjaftonin, ai fitoi dy herë posedimin e topit dhe bëri një asist. Ua shtoni këtyre edhe tre golat dhe keni një paraqitje gati 10/10.