“Nuk po ndihet mirë”, Guardiola shpjegon pse e la në stol De Bruynen - NACIONALE

“Nuk po ndihet mirë”, Guardiola shpjegon pse e la në stol De Bruynen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola thotë se mesfushori Kevin de Bruyne s’është ndjerë mirë andaj është në stol ndaj Real Madridit.

Ishte befasi e madhe kur City publikoi 11-shen titullare për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, me belgun që u pa vetëm në stol.

Megjithatë, Guardiola pak para se të nis loja ka shpjeguar se De Bruyne ishte paraparë të niste nga minuta e parë, por që nuk u ndje mirë.

“Ai nuk po ndihet mirë”.

“Kishim një takim, ishte gati dhe kur arritëm në dhomën e zhveshjes, ai na tha “Nuk jam gati”, deklaroi tekniku katalunas.

Sipas medieve spanjolle, De Bruyne ka probleme me stomakun andaj ekziston edhe mundësia që të mos luajë as edhe një minutë ndaj gjigantit madrilen.

Lajme të ngjashme