“Nuk kemi bërë asgjë”, Reijnders thotë se Milani s’është askund ku duhet të jetë
Mesfushori Tijjani Reijnders e ka paralajmëruar Milanin se janë ende shumë larg pozitës që të kualifikon për Ligën e Kampionëve.
“Rossonerët” duket se kanë rigjetur formën sidomos me fitoren 3:0 ndaj Empolit të shtunën.
Megjithatë, holandezi iu ka kujtuar “Rossonerëve” se ende janë shtatë pikë prapa liderit Napoli.
“Nuk kemi bërë asgjë, duhet të vazhdojmë të punojmë”.
“Lojë e mirë, por distanca nga pozitat e Ligës së Kampionëve është ende e madhe. Ne luajmë për të fituar, mirëpo nuk jemi të kënaqur me pozitën tonë”.
Në anën tjetër, trajneri Paulo Fonsenca lavdëroi skuadrën për paraqitjen e bërë ndaj Empolit.
“Zhvilluam një lojë të mirë ndaj një skuadre që është agresive në mbrojtje dhe ka mbrojtjen e katërt më të mirë në kampionat”.
“Luajtëm lojë të balancuar, si në aspektin ofansiv ashtu edhe defansiv. Shënuam tre herë mirëpo mund të shënonim gjashtë ose shtatë nëse do t’i mbyllnim shanset”.
AC Milani në mesjavë do të përballet me Sassuolon në kuadër të Kupës së Italisë, derisa në vikend ka sfidën e vështirë kundër Atalantas.