“Nuk jemi në kishë”, reagon trajneri i Milanit pas përplasjes me Calabrian
Trajneri Sergio Conceicao fajësoi adrenalinën dhe pasionin për përplasjen që kishte me kapitenin e AC Milanit Davide Calabria pas fitores ndaj Parmas.
“Rossonerët” regjistruan një fitore me mund 3:2 ndaj Parmas, megjithatë pas ndeshjes nisën problemet, ku bashkëlojtarët dhe stafi i ndan trajnerin Conceicao me Calabrian para një përplasje fizike.
Conceicao ishte i zemëruar me gjestet që bëri kapiteni, ndërsa situata lehtësisht mund të eskalonte.
“I jetoj ndeshjet dhe ndihem njësoi, ka shumë pasion dhe dëshirë për fitore. Në fund, kisha një adrenalinë shtesë”.
“Po flisja për situatën e lojës me Davide dhe në mendimin tim, nuk kishte shumë fjalë për t’u folur. Lojtarët e dinë se të gjithë janë të rëndësishëm për mua, si familje”.
“Nëse jam në një restorant dhe djali im bën diçka që nuk më pëlqen, atëherë i them, nuk ka hipokritë”.
“Nuk ishte gjë e mirë, por në futboll është në rregull. Nuk jemi në kishë”, deklaroi ai.
Ky sezon ka qenë i vështirë për Calabrian, që ka zhvilluar vetëm katër ndeshje si titullar në Serie A pasi humbi pesë lojë shkaku i lëndimit në gju.
Përndryshe, Milani edhe ka marrë Kyle Walker nga Man City në atë pozitë, prandaj Calabria mund të thuhet se e ka humbur vendin e titullarit.