“Nuk jam i lumtur”, Ancelotti kritikon lojtarët - NACIONALE

“Nuk jam i lumtur”, Ancelotti kritikon lojtarët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Carlo Ancelotti ka kritikuar Real Madridin për paraqitjen zhgënjyese ndaj Mallorcas.

“Los Blancos” e nisën me barazim sezonin në La Liga, duke u ndalur te Mallorca me rezultat 1:1, ku gol për skuadrën vendase shënoi ylli i Kosovës Vedat Muriqi.

Ancelotti ka kritikuar lojtarët pas paraqitjes së dobët, duke iu kërkuar që të jenë shumë më të vemendshëm.

“Vitin e kaluar isha i lumtur me disa barazime, por jo sonte. Nuk dua justifikime. Duhet të bëjmë më mirë”.

“Mund të mësojmë nga këto lojë. Është e qartë se ku është problemi. E nisëm ndeshjen mirë, por s’ishte lojë e mirë. Duhet të mbrohemi më mirë. Na duhet më shumë balancim. E kam thënë më herët, jemi shumë ofansiv prandaj balanca është esenciale”.

Ancelotti ndër të tjera shtoi se slmuesit duhet të jenë më të dijshëm për rëndësinë në tërë skuadrën.

“I ndryshuan pozitat ndonjëherë. Ndonjëherë ndonjëri e zë një pozitë, varet se si po shkon. Problemi është se skuadra ishte shumë e hapur. Duhet të jemi më të koncentruar”.

“Kur e fitojmë topin duhet të mendojmë të gjithë së bashku. Mund të mendoni se është problem për sulmuesit, por mund të jetë për mbrojtjen ose mesfushën. Është problem për tërë skuadrën. Mallorca luajti lojë të mirë. Barazimi ishte korrekt”.

Lajme të ngjashme