“Nuk është faji im pse ju menduat që do të fitonim 6:0” – Guardiola i kundërpërgjigjet gazetarit - NACIONALE

“Nuk është faji im pse ju menduat që do të fitonim 6:0” – Guardiola i kundërpërgjigjet gazetarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pasur një kundërpërgjigje për gazetarin, i cili paraprakisht i tha spanjollit se secili kishte menduar se do ta shkatërroni Real Madridin, në barazimin 1:1 në Santiago Bernabeu, në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas barazimit 1:1 të kontestuar për shkak të golit të qytetarëve në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, Guardiola u trondit kur dëgjoi një gazetar t’i thoshte se 'të gjithë' mendonin se skuadra e tij do të 'shkatërronte' kundërshtarët e tyre në Santiago Bernabeu.

Të gjithë menduan se do ta shihnim Manchester Cityn të shkatërronte Real Madridin,—pohoi reporteri i beIN SPORTS, të cilit Guardiola iu përgjigj: “Kush janë të gjithë? E di se kundër kujt po luajmë? A e dini se sa tituj të Ligës së Kampioneve kanë ata [Real Madrid]? Nuk është faji im që ju menduat se do të fitonim 6:0."

Mbretërit janë në ndjekje të triumfit të 15-të të Ligës së Kampionëve këtë sezon pasi fituan sërish garën vitin e kaluar.

Vinicius Jr Real Madrid 2022-23

Real Madridi mori kryesimin gjatë natës së djeshme falë një goditjeje të shkëlqyer të Vinicius Junior. Por, ata nuk mund të mbanin atë rezultat, me Kevin De Bruyne që me anë të një goli të jashtëzakonshëm siguroi që gjithçka të jetë e hapur për ndeshjen e kthimit në Angli.

Kevin De Bruyne Manchester City 2022-23

Të dy palët takohen përsëri javën e ardhshme në stadiumin Etihad, me fituesin që marshon drejt finales së madhe të Stambollit, ku do i pretë fituesi nga ndeshja Milan - Inter.

Lajme të ngjashme